×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hyseni: Kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

    Insajderi
    04 June 2023 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish ministri Skender Hyseni, ka pyetur se kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha krizat në veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre dhe në këtë të fundit, bota tregoi se është lodhur me ne.

    Ai ka shtuar se Kurti dhe Osmani po vazhdojnë t’i befasojnë ndërkombëtarët, derisa kanë vetëm hallin e pushtetit të tyre, ndërsa që intelektualë e akademikë qëndrojnë të heshtur si strucat.

    Postimi i plotë:

    Kur do ta kuptojë ky popull i mjerë kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ???!!!

    Të gjitha krizat në Veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre. Kriza e fundit, dëshmoi se bota është lodhur me ne. Kurti dhe Osmani po vazhdojnë, madje pa ngurrim, të befasojnë partnerët e Kosovës. As njëri as tjetri nuk e kanë hallin e vendit. Të dytë e kanë hallin e pushtetit të tyre, deri në zhbërje të shtetit të Kosovë, Ndërsa, intelektualë e akademikë qëndrojnë të heshtur, si strucat !!!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark