Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar ish-kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxhën, me 3 vjet burg dhe 3 vjet ndalim të ushtrimit të ndonjë funksioni publik, për shkak të për shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës, Hoxha nuk kishte shqyrtuar ankesat e dy kompanive pjesëmarrëse në një tender të Operatorit të Transmisionit, Sistemit dhe Tregut, pasi që kishte vlerësuar se ato ishin shqyrtuar më parë.
Gjykata ka konstatuar se Hoxha ka favorizuar konsorciumit NP “Monten & G3 Inxhinjering”, në tenderin e KOSTT-it për instalimin e grupeve Matëse në Kufirin mes KOSTT/KEK dhe Operatorit të Sistemit të Shqipërisë.