×
  • Lajme
  • Insajderi

    I akuzuar për 53 mln – këto janë vërejtjet e avokatit të Pal Lekajt për Prokurorinë Speciale

    Insajderi
    27 February 2022 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tani deputet i Kuvendit të Kosovës është duke u akuzuar nga Prokuroria Speciale për 53 milonëshin dhënë kompanisë amerikano-turke, “Bechtel – Enka”, për ndërtimin e autoudhës, Kosovë-Maqedoni e Veriut.

    Për mënyrën se si është ngritur aktakuza vërejtje po ka Musa Damati, avokati mbrojtës i Pal Lekajt.

    I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, avokati thotë se fakti që aktakuza u ngrit vetëm një ditë para se Prokurorisë ti kalonte afati maksimal prej dy vitesh e gjysmë sa ka hetuar është problematike.

    Madje shto se edhe mënyra se si po trajtohen të akuzuarit nuk është e duhur.

    “Konkretisht aktakuza është në stadin e saj se është ngritur dhe tani i takon gjykatës kompetente përkatësisht Departamentit Special të saj pranë së cilës është ngritur që të konvenkojë seancën fillestare të komunikojë materialet për mbrojtjen dhe aktin akuzues, ajo se çka është relevante të potencohet në cilësinë e mbrojtësit të Ish-ministrit të Infrastrukturës është fakti i pa kontestueshëm se vendimi i cili është marrë lidhur me këtë çështje ka qenë vendim kolegjial, jo vendim individual si vendim individual i ish-ministrit por një vendim kolegjial i cili është marrë nga një Grup Punues i themeluar nga Qeveria e atëhershme, pra, në kuptimin e mbrojtjes vlerësojmë dhe konsiderojmë që aktakuza nuk mund të ketë elemente apo argumente të forta juridike, të cilat mund të rezultojnë me diçka konkrete”, ka deklaruar Damati për InDoks.

    Ai po e cilëson të dobët aktakuzën për disa arsye.

    “Vepra penale për të cilën akuzohet është i dyshuar nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit, por, lidhur me këtë duhet të bëhet një konfirmim zyrtar se kjo aktakuzë a i përmbush kushtet e saj sepse ne vlerësojmë që aktakuza është tejet e dobët e pa qëndrueshëm dhe në mënyrë se si është punuar ajo mund të pësoj edhe ndryshime gjatë fazave të më vonshme të procedurës penale”, u shpreh ai.

    “Është misterioze si çështje se si është iniciuar dhe punuar në këtë drejtim sepse në një çështje në të cilën pretendon Prokuroria Speciale se është shumë serioze dhe të pritet në këtë mënyrë qenë ditën e fundit të ngritët është tepër jo serioze dhe është në aspektin e argumenteve ligjore është tepër e pakuptueshme se pse ka ndodhur kjo se pse pikërisht në ditën e fundit është bërë ngritja e saj përderisa ka qenë një periudhë kohor në të cilën edhe më parë në rast kishte pas prova kishin mujt me u procedu edhe më parë”, ka thënë avokati i Pal Lekajt.

    Madje, avokati Musa Damati dekalroi se gjykimi i ndaj Lekajt ka tendenca politike.

    “Lidhur me klientin tim Ish-ministrin e Infrastrukturës konsiderojmë se ky rast ka fillu si një kampanjë politike më tepër dhe ka filluar më tepër si një spektakël mediatik ndërsa në aspektin e punës profesionale vlerësojmë se ka tepër pak argumente ligjore, të bazuara sipas legjislacionit në fuqi në bazë të së cilave është dashur të ngritët një aktakuzë prandaj edhe unë konsiderojë që është në disavantazh shumë të madh për arsye se fillimisht është gjykuar publikisht  e më pas në bazë të presionit publikut ka arrite edhe para një aktakuzës me të cilën ne do të ballafaqohemi në pikëpamje profesionale dhe presim që aktakuza të pësojë ndoshta edhe ndryshime në fazat e më vonshme të procedurës penale” potencon avokati.

    InDoks |  Misteri milionësh i PAN-it, dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark