I arrestuar i dytë për dallavere me vota në Junik është djali i kryetarit, Flamur Kuçi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I arrestuar i dytë për dallavere me vota në Junik është djali i kryetarit, Flamur Kuçi

    Insajderi
    31 October 2021 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person si i dyshuar për dallavere me votat e diasporës.

    Burime të Gazetës insajderi nga Komuna e Junikut tregojnë se personi i arrestuar është Flamur Kuçi, djali i kryetarit aktual të Junikut, Agron Kuçit.

    Policia e Kosovës njoftoi më herët se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë edhe një person, i cili dyshohet se së bashku me disa persona të tjerë ka tentuar që të ndikojë në procesin zgjedhor, konkretisht tek votuesit e diasporës.

    “Ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për këtë kapje në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark