×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I arrestuar për para fals, kështu e lavdëronte asamblistin e PDK-së deputeti i kësaj partie

    Insajderi
    01 March 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bejtullah Deliu, i arrestuari për futje në treg të parave të falsifikuara ka qenë kandidat i PDK’së për kryetar të Rahovecit, shkruan Insajderi.

    Deliu ishte lavdëruar shumë nga anëtarët e ish-partisë së tij. Ndër ta ka qenë edhe deputeti Sejdi Hoxha i cili e kishte përkrahur kandidaturën e tij duke e cilësuar si djalë punëtor, profesionit dhe ekspert i mirë.

    Por, Deliu del të jetë ekspert edhe në mashtrim. Ai dyshohet se bashkë më vëllain e tij, Hazer Deliu iu kanë shpërndarë para të falsifikuara familjeve që kanë marrë skemat sociale përmes Postës në Rahovec, përcjell Insajderi.

    Detaje nga arrestimi i tyre

    Siç mëson Gazeta, dy të arrestuarit kanë mashtruar qytetarët duke iu dhënë para të falsifikuar për familjet me skema sociale.

    Vëllezërit Deliu, në vend se t’iu japin paratë origjinale familjeve skamnore që marrin social, ata iu kanë dhënë para e falsifikuara, ndërsa origjinalet i kanë future në xhepin e tyre.

    Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari B.D. ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe i dyshuari H.D.  për falsifikim të parasë.

    Njoftimi i policisë

    Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Gjakovës ka njoftuar mbrëmë se  pasi ka pranuar informatë nga zyrtarë të Postës së Kosovës se në postën kryesore në Rahovec kishin hasur një shumë të monedhave metalike, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

    Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, duke grumbulluar të dhëna se një shumë prej 7,000 euro  që dyshohet për të falsifikuara janë futur në shërbim në Postën e Rahovecit.

    Me këtë rast, Policia ka arrestuar dy të dyshuar: B.D. (menaxher në Post) dhe H.D.

    Në postë janë gjetur dhe konfiskuar nën dyshimin se janë të falsifikuara 1,362 monedha metalike 2-euroshe (gjithsej 2724 euro), 970 monedha 1-euroshe (gjithsej 970 euro), 1,480 monedha 50-centëshe (gjithsej 740euro). Totali i të gjithave është 4,434 euro.Po ashtu, dyshohet se 2,566 euro janë shpërndarë te qytetarët që kanë kryer shërbime në këtë postë, të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

    Në konsultim me  organet e drejtësisë janë kontrolluar edhe dy lokacione, shtëpia e banimit e personave të dyshuar dhe një lokal biznesi (dyqan).Dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas  intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari B.D. ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe i dyshuari H.D.  për falsifikim të parasë.

    Kujtojmë se me 16 tetor 2022, PDK kishte marr vendim që ta përjashtoj Deliun nga PDK në Rahovec.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark