×
  • Lajme
  • Insajderi

    I arrestuari për ryshfet është këngëtari Leotrim Gashi, djali i asambleistit të Bekim Jasharit

    Insajderi
    11 January 2022 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë zyrtarin e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ryshfet.

    Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Leotrim Gashi, shkruan Insajderin.

    Sipas policisë Gashi kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria.

    “Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë  një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”, thueht ne njoftimin e Policisë .

    Leotrim Gashi është po ashtu djali I asambleistit të Bekim Jasharit në komunën e Skënderajt.

    “I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark