×
  • Sport
  • Sport

    I bie të fikët dhe dëmtohet në kokë, momente frike për Carlos Tevez

    Insajderi
    18 October 2023 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Momente frike të përjetuara në familjen e Carlos Tevez. Ish-sulmuesit të City-t, United e Juventusit i ka rënë të fikët në shtëpi, por fatmirësisht e ka marrë veten.

    “Apache”, aktualisht trajner i Independientes, ka qenë viktimë e një sëmundjeje në orët e fundit e cila ka shkaktuar mjaft shqetësim.

    Sipas asaj që është raportuar në Argjentinë nga Olé, Tevez fillimisht ka ndier marrje mendsh dhe më pas i ka rënë të fikët në tualetin e shtëpisë së tij, duke pësuar një dëmtim në fytyrë, konkretisht një të çarë në vetullën e majtë, aq sa i ka kushtuar disa qepje.

    Pasi u shoqërua në spital nga një prej vajzave të tij, “Apache” mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u kthye në banesë. /SS/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark