I bindur se nuk ka propozim gjerman për Asociacionin – Abazi përsëri shfaqet me konferencë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I bindur se nuk ka propozim gjerman për Asociacionin – Abazi përsëri shfaqet me konferencë

    Insajderi
    21 October 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, në një konferencë për media u shpreh i bindur se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin.

    Sipas tij, Asociacioni i komunave serbe do të duhet të formohet bazuar në ligjet e Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Nuk ka propozim gjerman, ka vetëm një propozim është Asociacioni i komunave, i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka Asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës”.

    Abazi ka thënë se do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale.

    Tutje, Abazi shtoi se reforma zgjedhore është stërzgjatur për mungesë të vullnetit politik, duke kërkuar që presidenti të zgjidhet nga qytetarët.

    “Në këtë të premte do të flasë për reformën zgjedhore. Me 1 korrik Kuvendi pat themeluar Komisionin për reformë. Ky proces është stërzgjatur në mungesë të vullnetit politik. Po iu thërras të përcillini me kujdes këtë proces sepse është i vetmi ligj që vullneti i qytetarëve të mos deformohet. Ligji qe kemi ka lejuar deformimin për shkak të mungesës së mekanizmave. Masakrimi i votës ndodh në momentin e numërimit ne atë koment komisionerët bëjnë pazare se kujt do ti takojnë votat politike”.

    “Ligji i ri duhet ta largojë këtë manipulim. Puna e parë që duhet të bëhet është dixhitalizmi i sistemit zgjedhor. Një pjesë e madhe e rajoneve mbetet e papërfaqësuar. Çështja tjetër është zgjedhja e presidentit nëpërmjet votës së qytetarëve. Ligji zgjedhor do të parasheh përzgjedhjen e kandidatëve në listën e kandidatëve. Duhet të kemi garë të brendshme mes kandidatëve që të dalin në pah njerëzit me ide dhe vizion. Rikonfirmojë thirrjen për të avancuar demokracinë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark