I biri i tyre vrau 10 persona në shkollë në Serbi, ja me sa vite burgim u dënuan prindërit e të miturit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I biri i tyre vrau 10 persona në shkollë në Serbi, ja me sa vite burgim u dënuan prindërit e të miturit

    Insajderi
    31 December 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prindërit e djalit 15-vjeçar, i cili vrau 10 persona në të shtënat në shkollë në Serbi në maj të vitit 2023, u dënuan me gjithsej 17,5 vjet burg.

    Sipas vendimit, babai Vladimir Keçmanoviq është dënuar me 14,5 vjet burg, ndërsa nëna Milana Keçmanoviq me 3 vjet burg.

    Prindërit u shpallën fajtorë për mbajtje armësh në shtëpi dhe nxitjen e fëmijës së tyre të mitur për të kryer krimin. Gjykata vuri në dukje se fëmija përdori armën e babait të tij në sulm.

    Meqenëse 15-vjeçarit K.K. i mungonte përgjegjësia penale për shkak të moshës së tij sipas ligjit serb, ai është mbajtur në një qendër psikiatrike që nga sulmi.

    Në momentin e sulmit, K.K. ishte 14 vjeç. Ai hapi zjarr ndaj një roje sigurie dhe nxënësve në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, duke rezultuar në 10 të vdekur dhe gjashtë të plagosur, raporton Anadolu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark