I caktohet masa e paraburgimit gruas që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I caktohet masa e paraburgimit gruas që dyshohet se u përfshi në zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

    Insajderi
    14 June 2022 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehures A.R, e cila të shtunën u arrestua si e dyshuar për zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures A.R, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Rrëmbimi nga neni 191 paragrafi 3 pika 3.2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Bedri Rexhepi është zhdukur që nga data 8 prill 2021 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark