Insajderi
Lajme

I caktohet një muaj paraburgim personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

Insajderi
14 August 2026 - 18:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I caktohet një muaj paraburgim personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj personit që në sallën e Kuvendit dy ditë më parë bëri thirrje për pushkatim të deputetit Ramush Haradinaj.

Ai dyshohet për kryerje të veprave penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “kanosje”.

Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një person ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”, raporton Koha,net.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark