Insajderi
Insajderi

I dashuri e kanosi përmes rrjeteve sociale, gjakovarja kthehet tek familja e saj

Insajderi
11 March 2023 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I dashuri e kanosi përmes rrjeteve sociale, gjakovarja kthehet tek familja e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë kishte raportuar se i dashuri i saj i cil jeton jashtë vendit e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit, viktima nuk ka pranuar strehim dhe është kthyer tek familja e saj.

Tutje, policia njofton se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është në hetime.

“Gjakovë 06.03.2023 – 14:51. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj i cili është jashtë shtetit. Viktima nuk ka pranuar të strehohet dhe është kthyer tek familja e vajzërisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark