I dashuri i Adriana Matoshit transferohet në Belgjikë, çfarë do të ndodh me lidhjen e tyre? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    I dashuri i Adriana Matoshit transferohet në Belgjikë, çfarë do të ndodh me lidhjen e tyre?

    Insajderi
    23 September 2021 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë nga çiftet më të përfolura.

    Dallimet në moshë dhe prejardhja e futbollistit nga Afrika e Jugut bënë që lidhja e tyre të komentohet dhe sulmohet vazhdimisht nga komentuesit, por kjo nuk e ka ndaluar çiftin që vazhdimisht të shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

    Por duket se dyshja më nuk do të mund të shijojnë njëri-tjetrin si deri sot pasi futbollisti është transferuar në Belgjikë në një skuadër të re.

    Mbrojtësi, i cili ishte pjesë e ‘’Feronikelit’’ kohë më parë, ka firmosur sot kontratë të re me City Pirates, skuadër amatore nga Belgjika.

    Ndërkohë dihet që Adriana krahas angazhimeve si aktore në zgjedhjet e fundit është zgjedhur deputete në kuvendin e Kosovës, gjë e cila ia pamundëson edhe transferimin e saj tek i dashuri.

    Dyshja do të duhet ta shijojnë lidhjen nga larg dhe duke u takuar më rrallë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark