Mentor Hyseni është i dënuar nga Gjykata. Ligji për Agjencinë e Privatizimeve është i prerë në këtë pikë: që nuk mund të rrijë në bord njerëzit e dënuar, por Hyseni, njeri që e mbështet kryeministri Albin Kurti vazhdon ta mbaj postin e Kryetarit të Bordit. Për t’ia kthyer “nderin” shefit të Qeverisë, Hyseni iu është kapur edhe dikur kryetarit të VV’së, Visar Ymerit, pasi ky i fundit tha se Kurti tentoi të përfitonte politikisht nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.
Hyseni me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se Ymeri ka bërë një konstatim të vërtetë, kurse pretendoi se e njeh nga afër tashmë analistin e pavarur, shkruan Insajderi.
“Kur Visar Ymeri bën një konstatim të pavërtetë, duke thënë se “Kurti tentoi të përfitonte politikisht nga sulmi në Ibër-Lepenc,” duket qartë se ai po reflekton sjelljen e vet të dikurshme. Kjo është një metodologji që Visari e njeh mirë sepse në të kaluarën është përpjekur të përfitojë politikisht nga ndalimi i kandidimit të Albin Kurtit për kryetar të VV-së“, deklaron Hyseni në ‘Facebook’.
“Nga këto deklarata shihet qartë se Visari i interpreton ngjarjet politike përmes lenteve të përvojës së tij personale. Ky është një tjetër përpjekje për të manipuluar opinionin publik përmes konstruksioneve të pavërteta“, vijon tutje ai.
Mentor Hyseni, kuadro e partisë në pushtet, është lavdëruar edhe nga vetë Kryeministri Albin Kurti. Ai aktualisht është kryetar bordi në Agjencinë e Privatizimeve (AKP). Po qëndron në këtë pozitë edhe pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar.
“Asnjë person nuk mund të bëhet ose të mbetet Drejtor nëse: 6.1.është dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale që ngërthen elemente të mashtrimit, pas një procedure përkatëse dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe Kosovare”, thuhet në ligji për AKP-në (nr. 04/L-034) versioni i fundit, ai i vitit 2018, tek neni 12, pika 6, që flet për përbërjen e bordit.
Por, Hyseni vazhdon ta mbaj këtë pozitë, për të cilën në deklarimin e fundit të psurisë ka thënë që afro 25 mijë euro pagë vjetor.
Ai merr edhe afro 20 mijë euro të tjera si pagë vjetore nga kompania private “Lux Development”, pozita: “Këshillimi i Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës”, thuhet në deklarimin që u publikua këtë vit.
Ai mori më 2023 edhe mbi 6 mijë euro të tjera në vit nga dy angazhime që i kishte në Shoqatën e Kontabilisteve dhe “German International Cooperation”.
Ky zyrtar i paguar mirë nga buxheti i shtetit e institucionet publike, por jo edhe vetëm, dhe që ka mbështetjen e njeriut më të pushtetshëm në vend, Kryeministrit Albin Kurti, po vazhdon ambicien e tij që nga kontrolli i privatizimeve të kaloi të një agjenci tjetër shtetërore që ka qasje në financa milionëshe.
Mentor Hyseni ia ka mësyrë postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Për këtë raportoi më herët Gazeta Insajderi: