Insajderi
Lajme

I dha ryshfet inspektorit farmaceutik, arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë

Insajderi
06 September 2025 - 09:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I dha ryshfet inspektorit farmaceutik, arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se të premten në Prishtinë është arrestuar një pronar i një barnatoreje në kryeqytet.

Kjo pasi sipas policisë, i njëjti dyshohet se i dha ryshfet prej 100 eurove inspektorit farmaceutik.

I dyshuari pas intervstimit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një barnatore pasi që, i njëjti i ka dhënë ryshfet 100 euro inspektorit farmaceutik. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark