Insajderi
Lajme

I dyshuar për tentim-vrasje, ‘Cucit’ i festohet ditëlindja me fishekzjarrë afër Qendrës se Paraburgimit nga shoqëria e tij

Insajderi
09 August 2024 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I dyshuar për tentim-vrasje, ‘Cucit’ i festohet ditëlindja me fishekzjarrë afër Qendrës se Paraburgimit nga shoqëria e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fitim Doda, i njohur me nofkën ‘Cuci’, i cili po qëndron në paraburgim, si i dyshuar për tentim-vrasjen në Kolovicë, ka festuar një ditëlindje ndryshe brenda qelisë së burgut.

Por, që ai ta ndjej pak festë në ditëlindjen e tij si duket janë përkujdesur shoqëria e tij, që nga jashtë kanë festuar ditëlindjen e të dyshuarit për tentim vrasje.

Miku i tij përmes një postimi në “Instagram”, i ka uruar ditëlindjen “Cucit” duke ndarë pamje nga gjuajtja e fishekzjarrëve pranë Qendrës se Paraburgimit.

“Urime shoki jem CUCI”, ishte teksti i vendosur në pamjet që ka ndarë miku i “Cucit”.

Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark