Insajderi
Lajme

I dyshuari detyron të kryej akt seksual duke e kërcënuar me armë- Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim

Insajderi
25 February 2026 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I dyshuari detyron të kryej akt seksual duke e kërcënuar me armë- Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Insajderi.

I pandehuri, Xh.Sh dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armë, detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, duke kryer veprat penale të lartcekura.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit, Xh.Sh, i cili dyshohet se ka kryer tri vepra penale, “Dhunimi”, “Dhuna në familje “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

I pandehuri, Xh.Sh dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë  armë, detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj dhe atë viktimën, duke kryer veprat penale të lartcekura.

Gjithashtu të pandehurit , gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark