I dyshuari për keqpërdorim seksual të fëmijëve, lirohet nga prokurori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për keqpërdorim seksual të fëmijëve, lirohet nga prokurori

    Insajderi
    06 December 2023 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas hetimeve të Drejtorisë së Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, të martën në Ferizaj u arrestua një burrë i dyshuar për keqpërdorim seksual të fëmijëve.

    Një burrë, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, u arrestua në mesditë të martën në Ferizaj por u lirua me vendim të prokurorit.

    Rasti ndaj tij, siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, do vazhdojë në procedurë të rregullt.

    “Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark