×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I dyshuari për masakrën e Dubravës ekstradohet nga Spanja në Bosnjë

    Insajderi
    15 February 2024 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sinisha Petriq Zenica, vrasësi nga klani i Zemunit, u ekstradua në Bosnjë dhe Hercegovinë nga Spanja. Zenica dyshohet si pjesëmarrës në masakrën e Dubravës.

    Kështu po raporton mediumi boshnjak ‘Slobodna-bosna’. Petriq pati të ekstradohej më herët në Bosnjë, por iu pamundësua si shkak i një incidenti në një burg spanjoll, përcjell Gazeta Insajderi.

    Petriq dyshohet se qëndron prapa grupit që vrau 95 shqiptarë të burgosur në Dubravë gjatë datave 22 dhe 24 maj të 1999-ës.

    Ai po ashtu dyshoeht për vrasje në kafenenë “Panda” në Pejë.

    Petriq njihet si vrasës me pagesë i klanit të Zemunit. Ai po ashtu njihet si krahu i djathtë i Luka Bojoviq. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark