I dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj ishte liruar nga paraburgimi në janar të këtij viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj ishte liruar nga paraburgimi në janar të këtij viti

    Insajderi
    23 August 2021 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokuroi i Ferizajt, Shukri Jashari, ka mbajtur konferencë për media ku bërë një përmbledhje të rastit tronditës, ku një vajzë 18 vjeçare u la e vdekur në hollin e emergjencës nga dy persona, shkruan Insajderi.

    M.O, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan Krivaqa 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali.

    “A.S jeton në vendbaim të përkohëshëm në Zvicër, tabelat e veturës kanë qenë të padeshifrume. Persona janë identifikuar, njëri është arrestuar dhe personi tjetër D.K do të arrestohet shumë shpejt nga ana e policisë. Nuk kemi informacione se i njëjti ka kaluar jashtë territorit të Kosovës”.

    Kryeprokuroi njofti se njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares kishte dal nga paraburimi në janar të këtiji viti.

    “”Njëri ka të dyshuarit ka qenë në paraburgim nga data 27 dhjetor 2020 dhe është liruar me 22 janar 2021, rasti ishte për shkak të lëndimit trupor” – deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark