Insajderi
Show

“I fëlliqur, i pështirë” – eskalon situata mes Mirit e Mateos në Big Brother

Insajderi
26 January 2026 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“I fëlliqur, i pështirë” – eskalon situata mes Mirit e Mateos në Big Brother
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mateo dhe Armir Shahini apo Miri i “West Side Family” janë përfshirë në një debat të ashpër.

Dyshja kanë qëndruar fytyrë për fytyrë duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Këngëtari po vazhdon të ngacmoj për historinë e dashurisë me Brikena Selmanin.

“I shpifur, sa i pështirë që është, njeri i fëlliqur. Mu largo nga rruga. Sa i shëmtuar që je në shpirt”, iu drejtua Mateo.

Ata hodhën fjalë e bënë ofendime të shumta, duke eskaluar me fjalor të papërshtatshëm.

Miri dhe Mateo që nga fillimi kanë qenë rivalë në lojë të Big Brother-it, ku nuk kanë munguar përplasjet e shumta.

Ata tani janë pozicionuar dhe janë ndarë në grupe në garën për 100 mijë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark