Insajderi
Sport

“ I fokusuar tek …”, menaxheri i Vedat Muriqit komenton të ardhmen e yllit të Kosovës

Insajderi
24 April 2026 - 16:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“ I fokusuar tek …”, menaxheri i Vedat Muriqit komenton të ardhmen e yllit të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i Kosovës Vedat Muriqi po kërkohet nga disa klube, megjithatë aktualisht është i fokusuar te Mallorca, kështu ka konfirmuar menaxheri Utku Ceniklin.

Qendërsulmuesi po kalon sezonin më të mirë të karrierës, ku ka shënuar 21 gola në La Liga ndërsa po synon ta shpëtojë Mallorcan nga rënia prej kampionatit spanjoll

Cenikli në një intervistë për “AS” ka konfirmuar se ka interesim për Muriqin, mirëpo ka refuzuar të flasë në detaje lidhur me një lëvizje të mundshme.

“Isha në ndeshjen ndaj Valencias, shkova për ta shikuar Muriqin. E ka vizituar edhe në të kaluarën. Nuk ka zhvillime konkrete për një transferim të mundshëm”.

“Vedati është lojtar i dëshmuar dhe shumë i pëlqyer në Mallorca. Synimi i tij është t’i përfundojë me sukses ndeshjet e mbetura dhe është besnik ndaj klubit”.

“Ka interesim për të, po kalon një sezon të mirë por është plotësisht i fokusuar te Mallorca për momentin”, shpjegoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark