×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I gjendet drogë në veturë, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    17 May 2023 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës sot rreth orës 14:50 ka ndaluar një automjet të tipit Audi në rrugën “UÇK” në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

    Gjatë realizimit të kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime të vogla me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë rreth katër gram.

    Ekipi i Antidrogës kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë e drejtuesit të automjetit me inicialet B.S., në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

    Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth (570) gram, me vlerë tregu vendor rreth (57,000) Euro, tri peshore digjitale, 1,000 Euro para kesh, 18 Dollar amerikan, 160 Franga zvicerane, 20 Funta angleze, 20 dinar serb.

    “Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes. Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark