×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “I goditi me veturë, tentoi ta godiste me kaçavidë”- detaje të tmerrshme nga përplasja e dy grupeve në Lipjan

    Insajderi
    20 February 2024 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si pasojë e konfliktit mes dy grupeve në Lipjan, kanë përfunduar të lënduar dy persona pasditen e së hënës.

    Gazeta Insajderi raportoi dje me informacione nga terreni se i dyshuari, tashmë i arrestuar, kishte probleme të mëhershme me dy të lënduarit. Problemet zhvilloheshin në formë grupesh.

    Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh për ngjarjen. Në njoftim thuhet se pasi që kishte goditur me veturë dy viktimat, i dyshuari tentonte ta godiste me kaçavidë njërin nga ta.

    “Lipjan 19.02.2024-15:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti  me  veturën e tij ka  goditur  qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë  nga  vetura me  një  kaçavidë në  dorë  dhe  ka  tentuar të  godas njërin nga  viktimat e shtrirë  në  tokë”, thuhet në njoftim.

    “Një nga zyrtarët policor,  gjatë  ndërhyrjes ka shtënë në ajër  dy herë  me  armë  zyrtare, kështu që situata  është  futur  në kontroll.  Viktimat  janë dërguar në  QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse”.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari për sulmin është dërguar në masën e mbajtjes policore. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark