×
  • Lajme
  • Lajme

    I hakohet Facebooku deputetit Haxhi Avdyli, ja postimi denigrues i “hakerëve”

    Insajderi
    20 February 2023 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka njoftuar se i është hakuar llogaria e tij në rrjetin social Facebook.

    Hakerët i kanë bërë postime të çuditshme ku thuhet se disa prej këngëtarëve serbë, kanë prejardhje shqiptare ose boshnjake.

    “Të nderuar miq në 2 ditët e kaluara kam marr lajmërime për tentimin për hyrje ilegale në faqen time të facebook-ut.Si duket perkohësisht edhe ia kan dalë për ta hakuar faqen time dhe për të bërë edhe një postim. Postimi i fundit për këngëtarë serb me emra shqiptarë nuk është bërë nga unë.Pas këtij postimi, jam lajmeruar, e kam marrë masa nga ekspertë të sigurisë kibernetike për ta rikthyer faqen në pronësi time.Tani faqja ime është e rikthyer.Ju faleminderit për mirëkuptim”, sqaron Avdyli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark