I iku policisë, vrasësi i fëmijëve në Keni rrehet për vdekje nga turma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I iku policisë, vrasësi i fëmijëve në Keni rrehet për vdekje nga turma

    Insajderi
    15 October 2021 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë nga Kenia, i cili është rrëfyer për vrasjen e 12 fëmijëve, është rrahur për vdekje nga një turmë njerëzish, pasi u arratis nga një stacion policor.

    Një grup fshatarësh e gjetën burrin e quajtur Masten Wanjala në një shtëpi të qytezës Bungoma, afër kufirit me Ugandën, ku edhe e mbytën, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

    Gjatë intervistimit të mëhershëm, ai kishte pranuar se u ka dhënë djemve drogë dhe se, në rrethana të caktuara, ua ka pirë gjakun.

    Një zyrtar i policisë lokale tha se Wanjala u vra afër shtëpisë së tij, një ditë pasi i iku policisë në Nairobi. Autoritetet thanë se i dyshuari u identifikua, pasi luajti futboll me banorët. Disa prej tyre më pas e ndoqën dhe e rrahën për vdekje.

    Autoritetet kanë thënë se Wanjala është rrëfyer për vrasje të fëmijëve në Nairobi, Machakos dhe Bungoma, kur ishte arrestuar në korrik. Raportohet se ai paraqitej si trajner futbolli për t’i joshur viktimat.

    Deri më tani, janë gjetur trupat e pesë viktimave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark