Insajderi
Lajme

“I ka ofenduar policët dhe i ka sulmuar …”, arrestohet një person

Insajderi
19 October 2024 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“I ka ofenduar policët dhe i ka sulmuar …”, arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovë ka arrestuar një person të premten në fshatin Zhegër të Gjilanit, i ka ofenduar policët si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Zhegër, Gjilan 18.10.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark