''I kam dërguar në Siri që të interesohen për ty'', publikohen përgjimet e Hysri Selimit në shërbim të BIA-s serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ”I kam dërguar në Siri që të interesohen për ty”, publikohen përgjimet e Hysri Selimit në shërbim të BIA-s serbe

    Insajderi
    08 May 2025 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hysri Selimi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

    Selimi, është emër i njohur për autoritetet kosovare për përfshirjen e tij të mëhershme në aktivitete terroriste.

    Gazeta Insajderi nga burime brenda institucioneve të sigurisë kishte raportuar se janë konfirmuar dyshimet për përfshirjen e Serbisë në përhapjen e rrymave radikale fetare në Kosovë, duke iu referuar arrestimit të Selimit.

    Ndërsa tashmë janë publikuar edhe përgjime.

    Sipas të përgjimeve të siguruara nga televizioni Dukagjini, zbulojnë komunikime të drejtpërdrejta midis Selimit dhe një oficeri të BIA-s.

    Këto biseda dëshmojnë një bashkëpunim të strukturuar. Në përgjime përmendet edhe emri i të dënuarit për terrorizëm, Zekrija Qazimi. Bisedat flasin për fuqizimin e grupit të tij.

    Një fragment i publikuar tregon interesimin e drejtpërdrejtë të BIA-s për gjendjen e Selimit kur ky ndodhej në burg në Siri.

    Biseda:

    Oficeri i BIA-s: Zoti iu ka ruajtë vëlla… Unë vëlla e kam pasur një… si të them…

    Selimi: Një përshtypje.

    Oficeri i BIA-s: Përshtypje, një ndjenjë kam pasur se do të ktheni. Dhe se gjithçka do të jetë ashtu disk duhet. Pasha jetën.

    Selimi: PO them sinqerisht… aq shumë herë e kam dashur këtë.

    Oficeri i BIA-s: Unë i kam dërguar, oficerin tonë (të BIA-s)… ambasadorin tonë në Siri. I kam dërguar që të interesosh për ty, a po kupton?

    Selimi: E çka tha?

    Oficeri i BIA-s: Po ai tha se je gjallë.

    Selimi: po, ai ka informacione…

    Oficeri i BIA-s: Po si nuk ka informacione vëlla… e kam ditur që je gjallë dhe që je ne burg. Por, nuk kam ditur shumë detaje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark