I kanë vdekur tri gratë, i moshuari nga Kosova thotë se nëse gjej tjetër martohem - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I kanë vdekur tri gratë, i moshuari nga Kosova thotë se nëse gjej tjetër martohem

    Insajderi
    24 October 2021 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i moshuar nga Kosova ka ka habitur me atë që ka shprehur pas humbjes së gruas së tretë.

    Për tetë dekada me radhë u përball me sfida e humbje të mëdha në jetë. Bejtush Gjergji, 15 ditë më parë humbi edhe bashkëshorten e tij të tretë. Media shkruan se nga ai moment, 83 vjeçari nga Podujeva thotë se jeta e tij u bë edhe më e vështirë. Atij i kishin vdekur tri gratë me të cilat kishte ndarë jetën. Me bashkëshorten e tij të tretë, kishte një lidhje më të veçantë, dhe për rrjedhojë thotë se edhe dashuria ishte më e madhe.

    “U kanë ma e mirë e ma e re, 10 vjet u kanë ma e re se unë. Këtë unazë e kam me gruan e tretë kur e kom marrë, këtë unazë nuk e hjek derisa të vdes”, shprehet ai.

    Jetesa në vetmi është goxha e rëndë për të, nga halli se do të vdesë i vetëm, thotë se nëse do të gjente një grua do të martohej sërish.

    “Po me gjetë e marr, po nuk më merr kërkush ma, sonte me gjetë e marr. Pare kom po nuk më vyjnë kurgjo”, shprehet ndër të tjera ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark