×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “I ke mashtru familjarët, ju shti në punë në KEK te Nagipi”, përplasje mes Halil Thaçit e Hajdar Beqës

    Insajderi
    21 May 2024 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrtoi raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023. E ftuar ishte auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

    Gjatë mbledhjes së këtij Komisioni kishte replika mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputetit të LVVsë, Halil Thaqi.

    “Ju kërkojmë mirëkuptim nuk e di pse dulem, këtë situatë na qiti mazhoranca, unë po kërkoj mos e mbroni të keqen sa i përket Obiliqit. Obiliqi sa ka qenë PDK-ja ka qenë stabile, ka mujt me i pas sfidat e veta aty t’ka mujt ni kandidat i pavarur je shku i ke mashtru qindra familjar”, ka thënë Beqa.

    Deputeti, Halil Thaqi i ka thënë Beqës se ai po shpifë.

    “Mos shpif edhe për ndërtim të shtëpisë së re. Të gjitha i dimë kush ke qenë ti kur ke qenë drejtor i Ibër Lipencencit”.

    Deputeti Beqa ka thënë se prokuroria po gabon qe nuk të fut në  burg.

    Për më tepër ndiqni videon e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark