Insajderi
Lajme

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku

Insajderi
20 January 2026 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

26-vjeçari Armando Marku, i shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës.

Marku, sipas autoriteteve të huaja akuzohet për vrasjen e një ish-snajperisti në Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, shkruan A2. Për këtë ngjarje në Bruksel në muajin dhjetor është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci.

Ish-snajperisti, Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 i qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me vrasjen e tij janë dënuar edhe 4 persona të tjerë, përkatësisht Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg, Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark