Insajderi
Lajme

I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, ekstradohet nga Kosova drejt Spanjës

Insajderi
20 August 2026 - 12:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, ekstradohet nga Kosova drejt Spanjës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, njoftoj për një rast të ekstradimit nga Kosova për në Spanjë, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’. 

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

“I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Spanjës për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’.  Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark