Insajderi
Lajme

I kërkuari për përdorim të armës bie në prangat e Policisë në Pejë, ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim

Insajderi
25 September 2026 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kërkuari për përdorim të armës bie në prangat e Policisë në Pejë, ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, i cili pas arrestimit është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit me burgim.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar rreth orës 09:00 nga zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë. Me këtë rast, policia ka lokalizuar dhe arrestuar personin me inicialet F.B.

F.B. ishte i kërkuar me urdhëresë aktive nga organet e drejtësisë për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, i njëjti është dërguar në vuajtjen e dënimit me burgim, në kohëzgjatje prej një viti e tetë muajsh”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe kapjen e personave që kërkohen nga drejtësia, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e rendit e sigurisë publike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark