Insajderi
Showbiz

I komentojnë në gjuhën serbe Fifit, Adisi u përgjigjet ashpër komentuesve

Insajderi
19 September 2026 - 15:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I komentojnë në gjuhën serbe Fifit, Adisi u përgjigjet ashpër komentuesve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partneri i këngëtares së njohur, Fifi, Adis Patushi, ka reaguar publikisht ndaj komenteve fyese dhe provokuese që kanë vërshuar ndaj Fifit në rrjetet sociale.

Reagimi i tij vjen në një periudhë të ndjeshme, menjëherë pas mbështetjes publike që artistja ka shprehur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Në një postim të fundit të shpërndarë në Instagram Story, Adisi ka publikuar një pamje nga seksioni i komenteve, ku shihen mesazhe provokuese në gjuhën serbe.

Në një postim të shpërndarë në “Instastory”, Adisi ka publikuar një pamje nga seksioni i komenteve ku shihen mesazhe dhe fyerje në gjuhën serbo-kroate. I revoltuar nga kjo situatë, ai u është përgjigjur drejtpërdrejt komentuesve me një mesazh të prerë: “Ju Serbve ju qr…. Sidomos ju qe komentoni”.

Postimi i Adisit ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen e tij ndaj Fifit përballë komenteve negative.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark