Ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Ibër –Lepenc”.
Mujka ishte person i rëndësishëm në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndonëse, Albin Kurti pati premtuar revolucion në Ndërmarrje Publike, realiteti është krejt tjetër.
Nga nesër “Iber-Lepenci” do të udhëhiqet nga ish-zyrtari I VV’së që kotej në gjumë nëpër seanca të Kuvendit Komunal në Mitrovicë.
Sa ishte nënkryetar, Mujka duket se nuk i interesonin shumë për diskutimet në seancë.
Teksa flisnin asamblistët, Mujka kotet. Kjo është kapur në një video.
E sapo e njoftuan nga asamblistët e tij se po xhirohet, Mujka ngritet dhe e rrit interesimin.
Mbetet për tu parë nëse Mujka nga nesër do të kotet në zyrat e “Ibër- Lepencit”.
Mujka për shumë vjet e ka udhëhequr degën e LVV-së Mitrovicën e Jugut. Ai po ashtu ka qenë edhe asamblist i kësaj partie në kohën kur qytetin e minatorëve e ka drejtuar Agim Bahtiri.
Në vitin 2021 kishte thënë se “kam dhënë dorëheqje nga kryetari i VV-së në Mitrovicë, por asnjëherë nga të qenurit aktivist”, shkruan Gazeta Insajderi.
Cili është roli i “Ibër-Lepenc”-it?
Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A. me seli në Prishtinë është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.
Ajo është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 Shkurt 1967, ndërkaq që nga pas lufta është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H. “Ibër-Lepenc” nga UNMIK-u.
Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 01 janar 2008, ndërmarrja është shndërruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A.
Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës./Gazeta Insajderi/