Insajderi
Insporti

I kushtoi Barcelonës me karton të kuq, lajmërohet Cubarsi

Insajderi
09 April 2026 - 11:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kushtoi Barcelonës me karton të kuq, lajmërohet Cubarsi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrojtësi i FC Barcelonës, Pau Cubarsi, është lajmëruar pas humbjes ndaj Atletico Madrid në “Spotify Camp Nou” në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Cubarsi i kushtoi blaugranasve me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje në Giuliano Simeonen, i cili ishte lojtari i fundit në drejtim të golit të Barçës.

Pas kësaj ndërhyrjeje në minutat e fundit të pjesës së parë, përveçqë u përjashtua mbrojtësi spanjoll, Barça mori gol nga goditja e dënimit, e ekzekutuar nga Julian Alvarez.

Për krejt këtë është lajmëruar mbrojtësi spanjoll në ‘Instagram’, i cili ka thënë se merr përgjegjësi për veprimet e tij.

“Një moment i vetëm mund të vendosë ndeshjen dhe të ndikojë në rezultat. Ky është futbolli. Marr përgjegjësinë për atë që ndodhi”, deklaroi Cubarsi.

Megjithatë, ai është shprehur optimist për ndeshjen që do të luhet në “Wanda Metropolitano”, në shtëpinë e madrilenëve.

“”Ka ende shumë rrugë përpara nesh; jemi më të bashkuar se kurrë. Jemi një familje dhe gjithmonë e kemi dëshmuar këtë. Përpara me përpjekje dhe vendosmëri, nuk do ta ulim kurrë kokën!”, shtoi Cubarsi.

Barcelona u mposht me rezultat 0-2 në shtëpi, pas golave të Julian Alvarez dhe Alexander Sorloth. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark