I lëshojmë shpesh, por klimat janë ato që ndihmojnë në shpërndarjen e Covid-19 - Insajderi
×
LifeStyle

I lëshojmë shpesh, por klimat janë ato që ndihmojnë në shpërndarjen e Covid-19

Insajderi
12 July 2020 - 16:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edward Nardell, professor i mjekësisë dhe i shëndetësisë në Harvard tha që temperaturat e nxehta të verës mund të krijonë situata të ngjashme me ato në dimër, kur sëmundjet e frymëmarrjes kanë tendencë të rriten, duke i shtyrë njerëzit në ambiente të brendshme, transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë verës të gjithë priren që të përdorin klimat për shkak të temperaturave të larta dhe kjo ndikon në përhapjen e Covid-19.

Megjithëse transmetimi i virusit SARS-CoV-2 është kuptuar të transmetohet nëpërmes pikave të kollitjes, teshtitjes ose gjatë bisedave.

Nardell tha se janë rritur provat që të paktën disa raste të Covid-19 ndodhin përmes transmetimit të ajrit. Kjo ndodh kur grimcat e virusit të përfshira në pikat më të vogla mbesin në ajër.

Transmetimi nga ajri mendohet të ketë qenë një faktor në përhapjen e koronavirusit në Hong Kong dhe në një restorant në Wuhan, Kinë.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark