I mbijetoi mrekullisht aksidentit si fëmijë, por humb jetën në tragjedinë e Peqinit -Historia prekëse e Gabriel Llucës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I mbijetoi mrekullisht aksidentit si fëmijë, por humb jetën në tragjedinë e Peqinit -Historia prekëse e Gabriel Llucës

    Insajderi
    31 August 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24-vjeçar, janë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Peqin.

    Në moshën vetëm 8-vjeçare, Gabriel Lluca i mbijetoi një aksidenti të rëndë pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes, shkruan Euronews.al.

    Një automjet i kishte kaluar mbi trup, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta, por mrekullisht ai ia doli të jetojë, duke prekur zemrat e gjithë atyre që ndoqën historinë e tij të dhimbshme të mbijetesës.

    Por këtë fundgushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, 24-vjeçari humbi jetën pas një aksidenti tragjik automobilistik, të Peqinit.

    Lajmi ka tronditur familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, që e kujtojnë Gabrielin si një djalë plot energji, të dashur dhe gjithmonë me buzë në fytyrë. Ai ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca, e cila tre vite më parë përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait, Agron Lluca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark