Gazeta Insajderi ka mësuar se Bordi i Agjencisë së Privatizimeve që drejtohet nga njeriu i Kryeministrit Kurti, Mentor Hyseni dje ka mbajtur mbledhjen ku pos miratimit të dorëheqjes së drejtorit Arben Limani ka kryer edhe katër marrëveshje për qira direkte- pazare me pronat shoqërore.
Gazeta Insajderi
E drejtuar nga Mentor Hyseni, njeri i lavdëruar nga Kryeministri Albin Kurti, më 30 shtator është mbajtur mbledhja e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Gazeta Insajderi mëson nga burime të saj që në këtë mbledhje, fillimisht është trajtuar dorëheqja që ofoi javë më parë Drejtori i AKP-së, Arben Limani.
Këtij të fundit i është miratuar dorëheqja dhe është lënë afati i largimit nga zyra në javën e tretë të muajit tetor.
Por, pos kësaj, Bordi i drejtuar nga Hyseni, për të cilin Gazeta Insajderi ka zbuluar se është dënuar nga Gjykata dhe ngritën dyshime se a është duke qëndruar në kundërshtim me Ligjin për AKP-në në këtë pozitë, ka marr edhe katër vendime për të bërë katër kontrata për qira direkte.
Sic ka raportuar Gazeta Insajderi ditë më parë, nën drejtimin e Hysenit Bordi i AKP-së ka ndryshuar edhe rregulloren për qiradhënie duke mundësuar kështu pazare me pronat shoqërore nen menaxhim edhe pa pasur fare shpallje publike.
Në mbledhjen e fundit Bordi ka miratuar fillimisht atë që e ka shënuar si “lejimin e transferimit te kontratave të qirasë tek NSh Tregu”.
Bordi po ashtu ka miratuar edhe një dokument tjetër që është ëprshruar si ” qiradhënie direkte tek NSh Tregu”, por pa u dhënë më shumë detaje në agjendën e mbledhjes.
Siç merr vesh Insajderi, Bordi i AKP-së i ka dhënë parcelën “00212K-0 ZK” biznesmenit Alban Gashi i cili ka në pronësi retaurantin “Permaja”,
Në mbledhje po ashtu është miratuar një tjetër pazar, qiradhënie direkte, për parcelën “00528-0 ZK” që është në Ferizaj, e që është pronë e NSh Plantacioni.
As në këtë të fundit nuk dihet ende se kush është përfitues.
Për këtë Gazeta Insajderi është duke pritur nga AKP=ja që të marrë kopjet e kontratave të këtyre qiradhënieve direkte.
Lexo raportimet e Insajderit për zhvillimet në AKP dhe zhvillimet rreth Kryetarit të Bordit, Mentor Hysen: