Insajderi
Lajme

I mituri nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen prindërit e tij

Insajderi
17 March 2026 - 09:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I mituri nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen prindërit e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i mitur nga Lipjani është dërguar në QKUK në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës kjo ka ndodhur për shkak të mostrajtimit nga ana e prindërve të tij.

Që të dy prindërit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si “shkelje e detyrimeve familjare”.

“SHKELJE E DETYRIMEVE FAMILJARE: Lipjan NN. Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark