Një i mitur ka mbetur i lënduar pas një sulmi me mjet të mprehtë të dielën në rrugën “Onufri” në Pejë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, ndërsa Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit, pasi i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor për shkak të një plage që dyshohet se ishte shkaktuar nga mjeti i mprehtë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se, sipas hetimeve fillestare, viktima është sulmuar nga një person tjetër i mitur.
I dyshuari është arrestuar nga Policia.
Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa Policia, në koordinim me institucionet përkatëse, po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Insajderi.org/