Insajderi
Lajme

I mituri ther me thikë bashkëmoshatarët në Podujevë, dërgohen në QKUK

Insajderi
19 November 2025 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarët në Podujevë, dërgohen në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i mitur është arrestuar pasditen e djeshme në Podujevë, pasi dyshohet se ka therur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore; ata fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në emergjencën e qytetit dhe më pas janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia, gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, ka gjetur dhe ka konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur në sulm.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark