Insajderi
Lajme

Tri herë mori ryshfet nga i burgosuri – Ky është oficeri i Dubravës që përfundoi me aktakuzë

Insajderi
13 July 2026 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri herë mori ryshfet nga i burgosuri – Ky është oficeri i Dubravës që përfundoi me aktakuzë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një oficeri korrektues në Burgun e Dubravës për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Insajderi mëson se oficeri i përfshirë në këtë rast është Driton Qorraj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, përgjatë periudhës qershor-gusht të vitit 2025, ka keqpërdorur detyrën e tij për përfitime personale.

“Në tri raste të ndara, dyshohet se ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime në të holla nga një person i privuar nga liria, me qëllim që të vepronte në përputhje medetyrën e tij zyrtare, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme shuma të ndryshme parash”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me këto veprime, institucioni i akuzës konsideron se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur të gjitha elementet e veprës penale të lartpërmendur.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Përveç dënimit penal, Prokurori i Shtetit i ka kërkuar Gjykatës edhe shqiptimin e dënimit plotësues: “ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark