Insajderi
Lajme

I nderuar me “Urdhrin Olimpik”, Besim Hasani synon ta bartë përvojën sportive në politikë

Insajderi
23 December 2025 - 12:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I nderuar me “Urdhrin Olimpik”, Besim Hasani synon ta bartë përvojën sportive në politikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet, Besim Hasani, ka rikujtuar vlerësimin me çmimin prestigjioz “Urdhri Olimpik”, të cilin e kishte pranuar në vitin 2021 nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani ka theksuar se ky vlerësim përmbylli një rrugëtim të rëndësishëm që rezultoi me pranimin e Kosovës në familjen olimpike dhe fitimin e medaljes së parë të artë olimpike në histori.

Ai ka bërë të ditur se përvojën dhe disiplinën e fituar gjatë angazhimit në sport, synon t’i vë në shërbim të politikës, me qëllim ndërtimin e një Kosove që, sipas tij, fiton përmes punës, bashkimit dhe vizionit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark