×
  • Lajme
  • Insajderi

    I njohur për vetura luksoze – kush është Isa Camaj i cili po dyshohet se maltretoi fizikisht në bodrumin e tij viktimën e fajdes

    Insajderi
    06 March 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Isa Camaj i njohur për luksin është në mesin e personave që janë arrestuar për fajde në Pejë. Ai nga Prokuroria Themelore në Pejë po dyshohet për dy vepra penale ‘fajde’ e ‘detyrim’.

    I dyshuari Camaj në YouTube jo rrallë ka publikuar vetura luksoze.

    Në dosjen e Prokurorisë ai përmendet që viktimës ia shiti një herë një veturë të llogaritur si e vlefshme 30 mijë euro, por gjatë rrugës ajo vlerë u rrit shumë derisa në një moment viktima merret nga persona të tjerë me dhunë, dërgohet në shtëpinë e Isa Camajt, futet në bodrum e maltretohet në atë shtëpi për 4-5 orë. Fizikisht e psiqikisht.

    Gjatë atyre orëve i kërkohet gruas së viktimës që në fund të sillte jo më 30 mijë euro, por 42 mijë euro.

    “Isa Camaj së bashku me një person tjetër nga Istogu, pasi e hasin në afërsi të Burgut në Pejë, me forcë e nxjerrin nga vetura e tij dhe e fusin në një veturë të tipit “Audi Q7” dhe e dërgojnë tek shtëpia e të pandehurit Isë, e fusin në podrum ku për 4-5 orë e maltretojnë fizikisht dhe psiqikisht duke i kërkuar nga gruaja e tij që të sjellë të hollat në shumë prej 42,000 eurosh”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga InDoks.

    Gjatë vitit 2021, Isa Camaj në fshatin Novosellë të Komunës së Pejës ka kërcënuar të dëmtuarin me inicialet M.I që të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

    Edhe pse ia kishte shitur veturën e tipit “Mercedes” në shumë prej 20 mijë eurove me kusht që i dëmtuari ta paguante për një vit, Camaj pas dy muajve kërkoi që t’ia paguante shumën prej 10 mijë eurove.

    “Isa Camaj së bashku me një person tjetër nga Istogu, pasi e hasin në afërsi të Burgut në Pejë, me forcë e nxjerrin nga vetura e tij dhe e fusin në një veturë të tipit “Audi Q7” dhe e dërgojn tek shtëpia e të pandehurit Isë, e fusin në podrum ku për 4-5 orë e malltretojnë fizikisht dhe psiqikisht duke I kërkuar nga gruaja e tij që të sjellë të hollat në shumë prej 42,000 eurosh”, thuhet në dosje përcjell Insajderi.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark