×
  • Lajme
  • Lajme

    I ofendoi personat me nevoja të veçanta, policia e arreston në ‘live’ tiktokerin shqiptar

    Insajderi
    07 February 2024 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Florjan Zani, një personazh shumë i njohur në rrjetin social Tik Tok në Greqi është arrestuar nga policia vendase për ofendime dhe abuzime ndaj personave me nevoja të veçanta.

    35-vjeçari shqiptar ofendonte gjatë transmetimeve live personat me aftësi ndryshe me qëllim rritjen e shikueshmërisë dhe përfitimit financiar.

    Zani u arrestua mesditen e të martës ndërkohë që pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

    35-vjeçari akuzohet për racizëm, dëmtimin fizik të personave vulnerabël dhe fyerje.

    Me mijëra ndjekës në rrjete sociale, Zani akuzohet gjithashtu se kryente veprime te turpshme me vajzat që i ftonte për të marrë pjesë në videot e tij live në TikTok dhe YouTube.

    Policia bastisi ambientet ku shqiptari zhvillonte transmetimet live.

    Mediat greke bëjnë me dije se kë cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa kompjuterë, hard disqe dhe programe kompjuterike.

    Hetimet pritet të vijojnë në lidhje me abuzimet e dokumentuara që mund të jenë kryer nga 35-vjeçari shqiptar. /Euronews Albania/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark