
64 vjeçari i cili është i prekur edhe nga sëmundja e kancerit në mushkëri i tha Insajderit se arsyeja pse iu ndalë ky pension – ishte sepse Ministria s’kishte fond.
Por, ndryshe po thonë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – në akt vendimin e Gjykatës Themelore në arsyetimin e kësaj ministrie thuhet se Qerkinaj nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për të dëshmuar se është i paftë për punë.
Në vitin 2011 Komisioni i Mjekëve kishte vendosur që atij t’i jepej pensioni për personat me aftësi të kufizuara. Por, kjo nuk zgjati më shumë se afro 2 vjet dhe atij iu ndalë – kjo asistencë sociale.
Pas kësaj ai ka ushtruar të drejtën e tij për ankesë në gjykatë. Kur sërish tentojë të ri-aplikojë për pensionin invalidor –ai u refuzua me pretendimin se nuk ka aplikuar me kohë.
“…Prita unë 2 vjet edhe në Gjykata tani kaluan edhe dy vite – ska në të tretin vjet mezi Gjykata Themelore në Prishtinë që ma dha, me shtatë shkurt këtij viti – ma ka dhanë vendimin që ki të drejtë të pensionit këtë që po e jep Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale prej 75 euro”, është shprehur ai.
Gjykata e Apelit e ka kthyer lëndën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale – po edhe këta e kanë kthyer lëndën prapë janë anku në Gjykatën e Apelit shkallës së dytë në Prishtinë ka thënë 64 vjeçari nga Suhareka.
Gjendja financiar e Shaban Qerkinajt është e rëndë, ka 5 fëmijë dhe bashkëshorten. Sëmundja e tij është e kushtueshme.
Gjatë bisedës ai ka pohuar se pas vitit 2015 rrjedhimisht nga 2016 ai merr nga shtetit këtë asistencë sociale. Qëllimi i tij është që parat të cilat i takojnë t’i marrë.