Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, një vit më parë e pati kritikuar qeverinë e Kosovës për siç thoshte dështim në vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.
Për këtë Haradinaj fajësoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, të cilin e pati quajtur të ‘retarduar’.
“Për shkak se qeverinë tonë e përfaqëson një Besnik Bislimi që është njeri i retardum. Ai ka probleme mendore, ai është një njeri me behane”, thoshte Haradinaj në emisionin Pressing në T7.
“Ai ka probleme, ai s’e di as kë e përfaqëson, ai njeri nuk e di se çka përfaqëson”, pati shtuar Haradinaj.
Ish-kryeministri deklaronte se veprimet e Bislimit tregojnë se ai nuk e di se çfarë pune ka.
“Ia shoh veprimet. Ja t’i jap tri veprime të tij për me të tregu se sa i retarduar është. U ulë krahë për krahë me atë që po ia bie tenkat. A e patë në protokoll kur u ulë me nënshkru me Petkociç. Ky u ulë krahë për krahë me të, besom kush në botë s’e bën. E dyta, tha i hapim arkivat e UÇK’së. Po ku i ki arkivat. E treta, deklarata e tij në Komision për gazin. Thojke 1 liter gaz, menojke që po flet për gazin e llamave, Ky është i retarduar, s’e di se çka flet”, pati thënë Haradinaj.
Lexo edhe:
Një vit më pas, kryeministri Albin Kurti, e priti në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e parë, Ardian Gjini.
I pranishëm në takim ishte edhe zvkryeministri, Besnik Bilimi, i cili rrinte koken ulur dhe pa disponim karshi ofenduesit të tij.
Ndryshe, në komunikatë e lëshuar thuhet se mes Kurtit e Haradinaj u diskutua për procesin e dialogut, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes.
“Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”, thuhet në komunikatë.
Ndër të tjera, aty thuhet se Kurti e ka njoftuar Haradinajn për takimet në Bruksel dhe në Prishtinë.
Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: