I riu kosovar pa duar mahniti britaniken me talentin për art - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    I riu kosovar pa duar mahniti britaniken me talentin për art

    Insajderi
    26 February 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    21 vjeqari nga Malisheva Arijon Krasniqi ka lindur pa duar dhe përveç që i kryen të gjitha nevojat jetësore me këmbë ai edhe pikturon, gjë e cila e mahniti vullnetaren 61 vjeçare, Tina Williams m. Tina e njoftoi Arijonin në vitin 2017 përmes shoqatës humanitare “Hope aid direct”,shoqatë kjo ecila i dhuroi Arjonit një tavolinë, karrige , dhe një kompjuter që mund ta menaxjonte me këmbët e tij.

    Erëza Krasniqi dhe Fatjona Rudi

    Në atë kohë ,Tina pati rastin te shoh nga afër pikturat e Arijonit dhe duke vërejtur talentin, shprehi dëshiren te ketë një pikturë nga ai .

    “Duke i parë pikturat e mrekullueshme qe Arijoni i kishte bërë i thashë atij qe do te ishte e mahnitshme nëse do te mund te kisha një pikturë nga ti , por mendova qe logjistika e të bërit do te ishte shumë e vështirë. Arijoni me tha “Jo jo ,ti më trego çfarë të pëlqen dhe unë do ta bëj për ty “. thotë vullnetarja Tina Williams.

    Ndërkaq Arjoni tregon për ndihmën qe ja kanë dhënë vullnetaret e organizatës “Hope and direct” dhe për vizitat qe ja bëjnë herë pas here. ” Ndihma nga organizata ” Hope and direct” ka qenë shumë e madhe. Prej qe kam qenë i vogël kam marr ndihmë shumë te madhe nga ata.

    Keto banka, karrige, kompjuter dhe të gjitha te tjerat qka më nevojiten mua në këtë jetë i kam nga ajo organizatë. Ata vazhdojnë të më vizitojnë mua çdo herë .”thotë Arijoni duke falënderuar këtë organizatë e në veçanti miken e tij Tinën .

    ” Tina për mua është një shoqe shumë e mirë, e cila qysh në fëmijëri ka shpreh një ndihmë dhe dashuri shumë të madhe per mua. Ajo donte të kishte një pikturë nga unë dhe unë pa dyshim që nuk hezitova. Ma dërgoi qenushin e saj ,Fedora-n ne foto te cilin e pikturova më shumë dëshirë.” shtoi nder te tjerash Arijoni .

    Piktura e qenushit Fedora , qe u realizua nga Arijoni ka një domethënie shumë të madhe dhe luan rolin e simbolit të shoqërisë mes vullnetares Tina William dhe artistit Arijon Krasniqi.

    Gjithashtu , konsiderohet edhe shenje falënderimi nga Arijoni ndaj shoqatës humanitare ” Hope and aid direct” për ndihmën e vazhdueshme nder vite.

    Në video ,shihet vullnetarja Tina Williams duke treguar pikturën e realizuar nga Arijoni ku sipas saj, kjo pikturë zë vendin e krenarisë varur mbi mur ne shtëpinë e saj.

    Tina Williams shtoi që sapo te qetësohej gjendja epidemiologjike do udhëtoj për në Kosovë përsëri e ky i fundit u shpreh se pret këtë ditë me shumë kënaqësi.

    Erëza Krasniqi dhe Fatjona Rudi janë studente në departamentin e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin e parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark