×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I shkarkuari nga Albulena Haxhiu akuzon Tomë Gashin pse nuk e publikon ditarin e Astritit

    Insajderi
    14 March 2023 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rasti i ndishëm i vdekjes së Astrit Deharit bëri që njerëzit të rezervohen nga deklaratat lidhur me këtë tragjedi. Ndërsa për Nacionalen, ish-kryeinspektori i Inspektoratit në Ministrinë e Drejtësisë. Ylber Topalli thotë me bindje se “Astriti nuk është vra”.

    I vdekur në dorë të shtetit, por i vrarë në sytë e Vetëvendosjes, rastit Dehari nuk i është dhënë epilog.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, organizoi konferencë për media në dhjetorin e vitit të kaluar për rastin Dehari, ku njoftoi se zhvillimi i fundit për këtë çështje ka të bëjë me humbjen e mostrave të Astritit.

    Pak pas gjetjes së mostrave, Topalli tregoi se pse është i sigurt që Dehari nuk u vra nga askush.

    “Opinioni shqiptar dhe familja e Astrit Deharit ka nevojë ta dijë të vërtetën. E vërteta e saktë është se pasi janë kthyer xhirimet, dëshmohet se Astriti nuk është vra dhe mundësia për t’u vra kanë qenë zero sepse ka qenë i vetmuar në dhomë. Nga dera e tij s’ka hy kërkush” – thotë Topalli.

    Sipas ish-kryeinspektorit, Ministria e Drejtësisë po e vret përsëri Astrit Deharin.

    “Ministria këtë ngacmim e bën Ministria e Drejtësisë këtë kaos, vetëm për t’i zgjuarplagët e familjes Dehari. Nëse Astrit Dehari ka vdekur njëherë, Ministria e Drejtësisë s’ka nevojë ta vrasë përsëri” – ka thënë Topalli.

    Morina ishte kryeinspektor në Inspektoratin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cilu suspendua më 2022. E së fundi, është larguar nga puna.

    “Kjo qeveri që një kohë të gjatë e ka krijuar një kauzë për Astrit Deharin dhe kohë pas kohe e ushqejnë atë kauzë me incidente dhe të pavërteta” – thotë Toalli.

    “Është shumë e logjikshme që familja Dehari t’u thotë qeverisë ‘gjejeni kush ma ka vra djalin’. Por, këta s’munden me identifiku sepse nuk ka pasur vrasje” – shprehet Topalli.

    Përveç se është i bindur se Astriti s’u vra, Topalli akuzon pushtetin se po fsheh diçka nga ky rast

    “Fakti se ekziston një ditar i Astritit, siç ka thënë avokati familjes Dehari, Tomë Gashi, dhe nëna e Astritit s’e ka lexuar, unë e shoh se pushteti diçka po fsheh” – shton Topalli.

    Kanë kaluar gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit. Opinioni publik kërkon zgjidhje të rastit,, ndërsa VV-ja kërkon drejtësi për aktivistin e vet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark